Ka ndërruar jetë futbollisti që u qëllua me breshëri plumbash mbrëmjen e djeshme në lagjen Aerodrom në Shkup. Bëhet fjalë për Martin Janushev, i cili u qëllua me breshëri plumbash para hyrjes së banesës së tij në këtë lagje.

Mjekët e Spitalit të Shkupit, përmes një komunikate lëshuar për mediat, theksuan se kanë pranuar viktimën në gjendje të rëndë dhe me plumbat në pjesën e kokës. Deri tani nuk dihen qëllimet e këtij sulmi.