Ka ndërruar jetë ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Eset Ujkani. I nderi ishte në listë e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, i ftuar nga Gjykata Speciale.

Lajmin për vdekjen e tij e dhënë bashkëluftëtari i tij, deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu.

“Eset nipi e shoku im kjo është beteja e parë që e humbe nga ky virusi i kobshëm. Plotë 17 ditë luftove për jetë në kujdesin intenziv dhe kur ne pritem që Ti ta fitoje edhe këtë betejë na le përgjithmonë”, ka shkruar Haxhiu.

Ujkani ka qenë asambleist në komunën e Mitrovicës për disa mandate nga radhët e PDK-së, po ashtu ish-kandidat për të parin e kësaj partie në Mitrovicë, e nënkryetar i parë degës së PDK-së në këtë qytet mandatin e kaluar.

Ai ka qenë drejtor i njërit nga departamentet në minierën e Trepçës.