Ministria e Shëndetësisë informon se para pak çastesh ka ndërruar jetë lehona nga Kumanova (27 vjeçare), e cila ishte e infektuar me coronavirus.

Ajo më 30 mars në Klinikën për Gjinekologji në Shkup lindi djalë, i cili ishte negativ me Covid-19.

“Lehona ishte transferuar në Klinikën Infektive më 31 mars, për shkak të gjendjes së vështirësuar shëndetësore dhe frymëmarrjes së rënduar. Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, zhvillimi agresiv dhe i shpejtë i sëmundjes ishte fatal për të”, thonë nga MSH.

Ndërsa shtojnë se foshnja e saj është në gjendje të mirë, por akoma nën kujdes intensiv dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve.