Të gjithë e kemi kaluar ndjesinë e përgjumur dhe dëshirën për të fjetur direkt pasi kemi konsumuar drekën apo darkën. Duket se jo vetëm një ditë e lodhshme në punë apo dashuria e madhe për gjumë janë “shkaktarët” e vetëm. Është gjithashtu një tipologji e caktuar ushqimesh që ne i konsumojmë çdo ditë të cilat stimulojnë këtë ndjesi.

Më poshtë gjeni të listuara 9 ushqime të vërtetuara që shkaktojnë përgjumjen, sidomos kur i konsumoni të gjitha në një vakt, njëherësh.

 

1

Bulmeti
Nënproduktet e qumështit, për shkak të sasisë së madhe të kalciumit. Duke i shtuar ushqimet shoqëruese të cilat përmbajnë karbohidrate intensifikojnë funksionin e triptofanit, një nga aminoacidet që është i pranishëm në shumicën e proteinave.

 

2

Çaji i kamomilit
Kamomili përmban glicinë, një amino acid i cili relakson muskujt dhe sistemin nervor. Rrjedhimisht, e vetmja gjë që keni nevojë në këtë moment është të pushoni dhe të merrni një sy gjymë.

 

 

3

Bajamet
Bajamet janë shumë të pasura me triptofan, amino acidi i cili është i njohur për përmbajtjen e lartë të hormonit të gjumit. Këto arra janë të pasura me magnez i cili çliron tensionin e muskujve dhe ju bën të ndiheni përgjumësh.

4

Arrat
Përmbajnë më pak triptofan se bajamet por kanë të njëjtin efekt.

 

5

Bananet
Sheqeri, potasiumi dhe magnezi i pranishëm tek banania bën të mundur hyrjen e triptofanit në tru lehtësisht dhe të ketë një efekt të drejtpërdrejtë duke ju dhënë ndjesinë për të fjetur.

6

Orizi i bardhë
Përgjumja mund t’ju vijë pas 3-4 orësh që keni konsumuar pjatën tuaj me oriz. Kërkuesit kanë dalë në konkluzionin se orizi përmban një sasi të lartë glicemie që shkakton etjen për gjumë.

7

Farat e kungullit
Përveç triptofanit, farat e kungullit janë të pasura edhe me zink dhe magnez. Të tre këta komponentë ju bëjnë të ndiheni të relaksuar dhe të qetë, kështu do e keni të vështirë tundimin e disa minutave gjumë.

8

Qershitë
Sidomos qershitë vishnje kanë relativisht një sasi të lartë melatonine.

 

9

Peshku
Acidet që përmbajnë llojet e peshkut si Tuna, Salmoni apo peshq të tjerë me përmbajtje të lartë vajore rrisin prodhimin e metatoninës. këto acide reduktojnë nivelin e stresit në gjak, dhe e vetmja gjë që doni të bëni pasi keni mbaruar së ngrëni është të flini.