Zeljko Buvac ka gjetur momentin e duhur për të sulmuar Jyrgen Klopin. Ish-ndihmësi i trajnerit gjerman, me të cilin kishte 17 vite raport pozitiv, ka shpërthyer pas humbjes 7-2 të Liverpulit me Aston Vilën. Buvac është konsideruar “truri” i Klopit dhe u largua nga të kuqtë në prillin e vitit 2018.

As Klop dhe as Buvac nuk e shpjeguan kurrë arsyen pse kjo miqësi dhe shoqëri e gjatë u ndërpre në mënyrë të befasishme. Për momentin 56-vjeçari është drejtor sportiv i Dinamos së Moskës dhe duket që nuk ka mbetur i kënaqur nga mënyra si Klop e pranoi atë dhe për këtë fakt nuk e uroi Klopin.

“Nuk e urova për titullin kampion. Isha shumë i lumtur te Liverpuli, për fansat dhe për lojtarët, por nuk e bëra. Unë kam qenë 17 vite me Klopin dhe në shumë raste e kam bërë unë trajnerin. Nuk isha thjesht person që jepja intervista, por kisha të gjitha funksionet e tjera në klub. Kisha funksione të shumta dhe kërkoja që të ndihmoja Klopin.

Për momentin nuk kam ndërmend që të bëhem trajner. Vetëm nëse më telefonon Barcelona mund të mendohem, por në të kundërt jo. Ju mendoni se unë po rri këtu për të pritur momentin që të bëhem trajner, por nëse ju them sa oferta kam refuzuar në kohën e izolimit prej pandemisë do ta kuptoni që po ju them të vërtetën.

Nuk kam ndërmend të them se cilat ishin skuadrat që më kërkuan. Pas largimit të Buvac, Klop afroi Pepijn Lijnders si asistentin e tij. Gjermani ka punuar për shumë vite në akademitë e futbollit përpara se të bashkohej me trajnerin e Liverpulit.