Fitorja e Vladimir Putin në Rusi është festuar edhe në shtetin e Maqedonisë. Ka patur urime të shumta nga qytetarët në rrjetet sociale, por edhe parti të vogla proruse i kanë bërë jehonë fitores së Putinit.

Kjo të krijon përshtypjen se influenca ruse në Ballkan është e lartë, ndërsa këtë e tregon edhe gëzimi i shtuar dhe mesazhet uruese.Kujtojmë se janë ngritur shqetësime në lidhje me mundësinë e ndikimit rus në Ballkan, pasi ajo shikohet si një rrezik serioz për paqen dhe stabilitetin në këtë gadishull.

Fitorja e katërt me radhë  e Vladimir Putinit për president të Rusisë është festuar edhe në Maqedoni përmes mesazheve të ndryshme nëpër rrjetet sociale.

Janë porosi dhe urime të shumta edhe nga personalitete publike, duke filluar nga kryetarë të partive më të vogla politike proruse, politikanë dhe aktivistë të organizatave maqedonase. Sipas tyre me këtë fitore do ta kenë vështirë armiqtë e Putinit dhe se Rusia po përgatit diçka në Ballkan.

Në një postim shkruhet se Putin nga mesi i prillit planifikon diçka për Ballkanin, për të goditur interesat e perëndimit dhe aleatëve të tyre siç janë Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe vendet e tjera. Disa nga urimet janë edhe në delirium dhe me porosi urrejtëse fashizoide. Putin fitoi mandatin e katërt në zgjedhjet e djeshme presidenciale në Rusi, ku sipas rezultateve shtetërore ai fitoi mbi 75 për qind të votave.