Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka pritur sot në takim akademikët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe rajoni rastin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë shqiptare në Tiranë. Por ajo që vërehet në këtë takim mungesa e akademikëve shqiptarë nga Maqedonia e Veriut e që të jetë akoma më interesante për ti përfaqësuar ata, rolin e akademikut e ka marrë funksioneri i BDI-së Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për zbatimin e gjuhës në Maqedoninë e Veriut.