“Po du me marre fryme” kjo është parulla që po e përdorin qytetarët kundër ndotjes së madhe të ajrit në Prishtinë. Një iniciativë e nisur në rrjetet sociale bën thirrje për përdorim të maskave për të ngrit zërin në mbrojtje të shëndetit.

“Të dashura nëna nëse jo për vete t’paktën për fëmijët tanë ta ngrisim zërin për ajrin e ndotun në Prishtinë që po na e zë frymën. Andaj po ju lus të gjithave që të postoni në murin tuaj foto me maskë së bashku me fëmijët tuaj’, ka shkruar në Facebook, aktorja Aurita Agushi, duke bashkëngjit një foto të sajën më maskë së bashku me fëmijët.

Institucioneve u kërkohet që ajri i ndotur të bëhet prioritet.

Sonte ndotja e ajrit shënoi nivel të rrezikshëm prej 395 mikrogramë në metër kub.Njëjtë ishte edhe mbrëmë.

Madje një paralajmërim për ndotjen e ajrit e kishte bërë edhe kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina.

Morina përmes një statusi në Facebook u bëri thirrje qytetarëve që të mos dalin jashtë nga shtëpitë.

Prishtina qëndron në krye të vendeve me ajrin më të ndotur.