—Augustin Palokaj

Pa marrë parasysh se a ekziston apo jo në formën e shkruar “non-paperi” i kryeministrit të Sllovenisë, Janez Jansha, për atë që përflitet si “idetë e përmbylljes së shpërbërjes së ish-Jugosllavisë”, nuk ka dyshim se idetë ekzistojnë dhe ato po qarkullojnë përsëri në nivele shumë të larta në Bashkimin Evropian dhe në shtetet e rëndësishme anëtare. Nga bisedimet joformale me shumë diplomatë të vendeve të BE-së kemi fituar përshtypjen se “askush nuk e ka parë dokumentin”, por shumica prej tyre besojnë se ajo që ka dalë në media “është në masë të madhe në përputhje me atë që flet nëpër takime me kolegë kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha