Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot, në ora 12:45 më Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, është arrestuar D.A.(44) nga fshati Semenisht i Sarajit.

“Ai kërkohej me fletarrest në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për mbajtjen e dënimit me burg prej tre vjetësh për kryerjen e veprës penale në bazë të nenit 123 të Kodit Penal. Personi do të dorëzohet në burg”, qëndron në njoftim, transmeton TV21.