Kurti ironizon me Edi Ramën në fotografinë e publikuar me krerët institucionalëShare Button Gazeta BlicKryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shpërndarë një fotografi me krerët institucionalë të Kosovës, duke ironizuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.“Një pasdite e këndshme në ‘Ballkonin e Hapur’ të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin,
zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi” shkruan Kurti krahas fotografisë ku shihen presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, zëvendësimintri Besnik Bislimi dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, raporton fol.

Kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka qenë një nga nismëtarët e “Ballkanit të Hapur” projekt i cili tashmmë po konsiderohet si i ‘vdekur’.