Të formohet dhe të fillojë të funksionojë stacioni policor në Bërvenicë është kërkesa kryesore e banorëve të këtij vendbanimi. Kjo u potencua në takimin e djeshëm nga banorët lokalë për ministrin e Punëve të Brendshme, Naqe Çulev dhe zëvendësministren plotësuese të Financave, Gordana Dimitrievska-Koçoska.

“Kemi biseduar për problemet e Bërvenicës por edhe për problemet me të cilat ballafaqohen pjesëtarët e MPB-së. U pajtuam se është e domosdoshme të sigurohen kushte më të mira për policët dhe u zotuam të gjejmë zgjidhje për siguri më të madhe në rrugën kryesore në Bërvenicë dhe të gjitha vendbanimet përreth. Për këtë qëllim paralajmërojmë hapjen e stacionit policor në fshatin Bërvenicë”, theksoi Stojan Todorovski, kandidat për deputet nga Bërvenica, pjesë e listës së koalicionit Ripërtëritja për Maqedoninë, e kryesuar nga VMRO-DPMNE.

Çulev dje e vizitoi edhe sektorin policor në Jegunocë ndërsa së bashku me zëvendësministren realizuan më shumë takime me qytetarë.