Vizita e kryeminitrit Zaev në Ankara, ku u prit nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan të shtunën, ngjall kurreshtjen për motivet, nga shkaku se u realizua e paparalajmëruar, dhe vetëm dy ditë pasi atje qëndroi kryeministri shqiptar Edi Rama.

Shkuarja në Turqi e dy burrështetasve, vendet e të cilëve presin këto ditë çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian, zyrtarisht ka motive të bashkëpunimit ekonomik, ndonëse prapaskena mund të jetë një mesazh dërguar BE-së, pasi për aderimin e Shkupit dhe Tiranës në BE ka një skepticizëm.

Është pikërisht shtrirja e ndikimit të Turqisë në rajon, si argumenti kryesor kur kritikohet qasja e mbyllur e BE-së ndaj vendeve të Ballkanit.

Në gjuhën diplomatike, kjo mund të interpretohet edhe si një kushtëzim për BE-së, se ne mund të kërkojmë alternativa tjera, ndonëse analisti Eroll Rizaov për Zhurnal.mk thotë se prapaskenat e takimit mund të jetë afera e madhe që shpërtheu me pasaportat në Maqedoni të Veriut, por sidoqoftë thotë ai, raportet e Turqisë me vendet e Ballkanit Perendimor janë në një fazë të anavcuar, dhe thelbi I këtyre vizitave në Turqi është përgatitje e terenit për ardhjen zyrtare të Erdoanit.

Rizaov nuk beson se shkuarja e Ramës dhe Zaevit në Ankara, ka të bëjë me kushtëzimet që mund t’ia bëjnë Evropës se, nëse nuk na pranoni, ne mund të gjejmë alternativa.

“Maqedonia e Veriut duhet të mbaj njërin sy ka Lindja dhe tjetrin ka Perendimi sepse nuk jemi në pozitë si shtet, që tu tregojmë dhëmbët forcave të mëdha rajonale dhe botërore.Ne duhet të kultivojmë raporte të ira me SHBA-të me BE-në dhe me Turqinë , të mos ngacmojmë ariun e madh”, thotë Rizaov.

Analisti Erdem Ahmet për Zhurnal.mk shprehet se Turqia ka Maqedoninë e Veriut një partner strategjik politiko-ekonomik, megjithatë thotë se që nga ardhja në pushtet e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Erdoan nuk ka vizituar vendin, që mund të jetë arsyeja e kësaj vizitë të Zaevit në Ankara.

“Erdoani ande nuk ka ardhur këtu, ky është një tregues mjaft domethënës se Maqedonia e Veriut I mban më të ftohta raportet me Turqinë krahasuar me periudhën kur VMRO ishte në pushtet. Sidoqoftë, me shumë gjasë Erdoani ka pasur nevojë ti përcjell ndonjë mesazh Zaevit, dhe prandaj e ka ftuar atje”, thotë ai.

Kujtojmë se kryeministri Zaev, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, bëri një vizitë pune një-ditore në Turqi, për çka shërbimi për marrëdhënie me opinion informoi se vendi pret një vrull nga bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar, për çka Shkupi synon të hapë më shumë dyer për investitorët turq.

Paraprakisht në Ankara qëndroi kryeministri Edi Rama I cili u shpreh se bëhet fjalë për një vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport.

Media shtetërore turke “Anadolu Agency” ka bërë me dije se presidenti Erdogan e ka pritur Ramën në Presidencë dhe se takimi i tyre u zhvillua me dyer të mbyllura, pa ndarë asnjë detaj për mediat.