Në rrjetet sociale prej dje ka filluar të publikohet një paralajmërim për protestë të mërkurën, për mëbshtetje ndaj ish liderit të VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministër Nikolla Gruevski, që sipas aktudhëzimit më 8 nëntor ai duhet të paraqitet në burg për të vuajtur dënimin prej dy vjetësh për lëndën “Tanku” të PSP-së.

Protesta është caktuar në ora 19 para Gjykatës penale në Shkup, transmeton MEDIAL.

Parlalajmërimi në Fejsbuk është publikuar në faqen Drejtësi të Nikolla Gruevskit, ndërsa në profilin në Fejsbuk e shpërndajnë deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe mbështetës të partisë opozitare.