Gjykata Penale deri më sot ka pranuar mbi 2.500 kërkesa për amnisti të personave të dënuar, konform Ligjit për amnisti. Nga këto kërkesa, dy të tretat janë zgjidhur dhe janë kthyer deri te burgjet, tha në brifingin e sotëm me gazetarët kryetari i Gjykatës, Ivan Xholev.

Kjo, siç shtoi nuk është numri i përgjithshëm i personave të dënuar, por numri i kërkesave, duke sqaruar se nja një i dënuar mund të parashtrohen edhe më shumë kërkesa, si dhe kërkesat përfshijnë jo vetëm amnisti të plotë, por edhe të pjesshme.

Sipas Xholevit, është bërë kontroll në mbi 10 mijë lëndë dhe të gjitha afatet janë respektuar. Shtoi se afati prej pesë ditëve për vendim rreth kërkesës për amnisti do të ruhet edhe për kërkesat të cilat do të arrijnë deri te Gjykata në mënyrë shtesë.

Vendimet e para nga Gjykata Penale, siç tha, janë lëshuar më 2 shkurt.