Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 është realizuar vizita e planifikuar nga ana e gjykatëse të Gjykatës së Apelit Shkup dhe është mbajtur seancë konstituive në të cilën janë shqyrtuar rezultatet nga puna e deritanishme e kësaj gjykate.

Siç informojnë në ueb faqen e tyre, është konstatuar se edhe krahas fluksit të rritur të lëndëve në punë në tre vitet e fundit, gjykatësit pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup me angazhim të rritur kanë arritur ta ulin numrin e lëndëve të pazgjedhura për 10.566 lëndë në krahasim me periudhën e njëjtë deri në vitin 2014.

Në seancën e gjykatësve pranë kësaj gjykate gjykatësit kanë dhënë edhe propozime të tyre lidhur me përpilimin e Orarit vjetor për punën e gjykatës.

Sot, siç theksojnë në kumtesë, gjithashtu kryetari i gjykatës, Stojançe Ribarev në hapësirat e kësaj gjykate realizoi takim me prokuroren Katica Janeva nga Prokuroria Speciale Publike për ndjekjen e veprave penale të lidhura dhe të cilat dalin nga ndjekja e kundërligjshme e komunikimeve, në të cilin takim është biseduar për çështjet aktuale lidhur me bashkëpunimin e të dy institucioneve.