Chelsea ka kaluar në epërsi kundër Barcelonës në ndeshjen që po zhvillohet në Stamford Bridge.

Willian pranoi një top nga Eden Hazard dhe goditi nga jashtë zonës duke e dërguar topin në rrjetë (62′).

Braziliani 29 vjeçar i pati dy goditje të tjera fantastike, mirëpo shtylla ia mohoi golin.

Katalunasit e dominuan lojën në gjysmën e parë të takimit, mirëpo rastet më të rrezikshme i patën nikoqirët.

Antonio Conte ka zgjedhur të bëjë lojë defensive duke pritur që të ndëshkojë me kundërsulme.

Kjo është ndeshja e parë e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Camp Nou.