Ekipet e shpëtimit në Itali e kanë tërhequr një trup të pajetë nga bora në afërsi të hotelit “Rigopiano”. Viktima ishte mbuluar nga bora pas rrëshqitjes së një orteku përderisa ekziston frika se ka edhe shumë viktima të tjera.
 

Në hotelin i cili u mbulua nga bora ndodheshin mbi 27 persona mes të cilëve kishte edhe fëmijë, deri më tani tre persona nga hoteli janë shpëtuar.

Ekipet e shpëtimit kanë filluar punën qysh në orët e hershme të mëngjesit dhe iu është dashtë më shumë se tre orë rrugë për të arritur në hotel pasi që rrugët ishin bllokuar nga bora, transmeton lajmi.net.

Siç raporton BBC, probleme në qarkullim ka në shumicën e fshatrave në pjesën e Italisë qendrore të cilat janë bllokuar nga bora për shkak të rrëshqitjeve të ortekëve nga mali Gran Sasso.

Deri më tani nuk ka shumë detaje rreth aksionit por thuhet se për shkak të rrëshqitjeve të borës mbi çatinë e hotelit ka shumë të vdekur.

Mediat italiane kanë raportuar se mysafirët e këtij hoteli gjatë natës kanë dërguar një mesazh policisë me tekst “ndihmë po vdesim nga i ftohti”.

Një nga të mbijetuarit Dampjero Parete gjatë rrëshqitjes së ortekëve ka qenë në parking duke marrë diçka në veturë dhe ka arritur të shpëtoj. Mirëpo, ai ka treguar se gruaja me dy fëmijët e tij kanë mbetur të bllokuar në hotel dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur me ta./Lajmi.net/

3c44c0f100000578-4134306-image-a-2_1484813510736 3c44e61f00000578-4134306-image-m-26_1484815151240 3c44bff000000578-4134306-image-a-60_1484822059409 3c4771a500000578-4134306-image-a-63_1484823230673 3c45631800000578-4134306-image-a-46_1484819226031 3c4510a400000578-4134306-image-m-44_1484816998195 19923093565880ca8ac8c77516545081_v4_big