Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art i drejtohet opinionit publik me një deklaratë në të cilën analizon situatën e fundit në lidhje me vizitën e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut.
Ne jemi të mendimit se kjo vizitë nuk do të ishte problematike nëse nuk do të ndërhynte retorika komuniste e Beogradit, e cila doli me një reagim se “Vizita e Kurtit Tetovës është skandal mbi skandale. Aty u promovua ideja e “Shqipërisë së Madhe”, thekson presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kjo ndërhyrje për shumë gjëra na riktheu dhe na kujtoi kohën e diferencimit politik, restaurimin e komunizmit në shtetin me Kushtetute demokratike. Atij iu bashkua edhe Presidenti Pendarovski
Kryetari i Maqedonisë së Veriut e vuri theksin në “Ikonografinë provokuese nacionaliste, e cila promovon ide shoviniste të shteteve të mëdha, përfaqëson ndezjen e urrejtjes dhe intolerancës etnike, e cila pa mëdyshje sulmon parimet dhe vlerat themelore nga Marrëveshja Kornizë, si dhe nga koncepti i Maqedonisë së Veriut si shtet multietnik”
Pendarovski kërkoi që organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair të sanksionohen për shkelje të dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit shtetëror, himnit dhe flamujve dhe simboleve të komunitetit, si dhe për mosrespektim të plotë të simboleve shtetërore. Kësaj i është bashkuar së fundmi deputeti serb, Milovan Drecun, i cili ka theksuar për RTV e Serbisë se “në Kosovë Serbia mbron ekzistencën e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi”.
Shoqata e Akademikëve Shqiptarë , bazuar në hulumtimet e veta, i drejtohet opinionit publik serb dhe maqedonas, duke theksuar se nacionalizmi shqiptar nuk ka ekzistuar asnjëherë në territoret e ish-Federatës dhe në Maqedoni. Vetëm nëse lexojmë veprat e filozofëve dhe intelektualëve të shquar serbë Kosta Novakoviq, Dimitrije Tucoviq, Dragisha Lapçeviq, do të zbulojmë faktet historike për përpjekjet e shtetit për shfarosjen e shqiptarëve. Këtë e dëshmojnë analizat kritike të Memorandumëve serbë dhe Projektet e Garashanin, Çubriloviç, Ivo Andriç, Aleksander Rankoviç etj. për shpërnguljen e qindra mijëra shqiptarëve në Turqi. Fushatat se gjoja shqiptarët janë për një Shqipëri të madhe dhe se ka gjoja nacionalizëm shqiptar është një projekt serb për të glabëruar tokat shqiptare dhe për të mohuar të drejtat e tyre njerëzore dhe kombëtare. Trumbetimi se gjoja ka një Projekt të Shqipërisë së Madhe ishte dhe është perde tymi për një Serbi të madhe, për luftën dhe krimet e luftës në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Këte e ka dëshmuar me një numër të madh dënimesh që u është bërë kriminelëve serb nga Gjykata ndërkombëtare për krime lufte në Hagë
Ragimi serb na kujton kohën nga viti 1981-1989 kur gazeta “Politika” botonte lajme antishqiptare dhe të njëjtat përsëriteshin me vrull në Maqedoni. Diferencimi politik i shqiptarëve nuk ishte gjë tjetër veçse një rrit kishtar që u transferua në politikë. Pas vitit 1981, demonstratat e studentëve shqiptarë në Kosovë, nacionalistët serbë në vend të dialogut, filluan fushatën antishqiptare të izmave, atëherë gjetën momentin e tyre historik për të hequr Kushtetutën e vitit 1974 dhe për ta vënë sërish Vojvodinën dhe veçanërisht Kosovën nën sundimin serb. Në shërbim të këtij nacionalizmi u vunë shumica e njësive të Federatës, e veçanërisht Maqedonia ishte më e përkushtuara.
Akademia jonë thekson se albanofobia në trojet e Ish Federatës ka qenë dhe është një profesion i paguar mirë. Në këtë projekt shekullor serb, maqedonasit ishin argatë që donin ta përdornin këtë luftë për të mbyllur shkollat, për të djegur libra, për të shembur mure , për të krijuar diferencime politike, për të burgosur njerëz, Shqiptari për interest e shtetit serb është fiksuar si armik. Termi armik i popullit ose armik i shtetit është një emërtim për kundërshtarët politikë , klasorë ose etnik. Kjo është arsyeja pse ky fiksim është një nëngrup i rrezikshëm. Termi nënkupton rastet kur duke kundërshtuar një grup në pushtet, “armiqtë” në fjalë veprojnë kundër një grupi më të madh, për shembull kundër një shoqërie të tërë. Këto gjëra shpjegohen më së miri nga Carl Schmitt në veprën e tij “Armiku dhe lufta në teorinë politike”.
Shqiptarët e Maqedonisë janë kosideruar si armiq edhe kur kryesisht punonin në bujqësi për të mbijetuar, kur sipas statistikave zyrtare në vitin 1990 që i kemi ne, vetëm 6% e numrit të përgjithshëm ishin të punësuar. Nga ata vetëm 2% ishin në administratën publike. Në shkollat ​​e mesme kishte 6,5% nxënës shqiptarë dhe 92% maqedonas, ndërsa përbërja e nxënësve në shkollat ​​fillore ishte 36% shqiptarë. Në 2 universitetet publike në gjuhën maqedone kishte 2,4% student shqiptarë. Shteti kishte një provimi pranues tinzar për shkollat ​​e mesme, një pengesë për të mos lejuar shqiptarët të regjistroheshin në shkolla dhe të mbeteshin si fuqi punëtore e pashkollë me pagë të ulët. Kjo gjë bëhej dhe dikutohej në Ministrinë e Arsimit në vitin 1993/34, sepse ata “Arsimtarët dhe nxënësit shqiptarë , nëse regjistrohen të gjithë, kushtojnë shumë sepse duhet të paguhen”.
Sot, sërish dikush, i inkurajuar nga Vuçiq, po përpiqet të ndjekë shqiptarët dhe kur ata po shpërngulen, kur burimet ekonomike në komunat shqiptare janë të kufizuara, kur bankat, fondet me një fjalë resurset, pra paret dihet se kush i ka.
Theksojmë me bindje të thellë se Shqiptari si armik është një ide dhe praktikë shoqërore me histori dhe miratim shtetëror, është një fiksim mendor me imazhe të gdhendura në mendje dhe plot paragjykime. Kështu, për komunistët, shqiptari ishte një figurë ndryshe nga të tjerët, nga sllavët; pra, ishte dikush tjetër, subkulturë, klasë e ulët…
Para se të kërkojë dënimin për Kasamin dhe Ganiun, Presidenti duhet të kërkojë dënime dhe identifikimin e atyre që shkruajnë në mure dhe këndojn rrugëve e stadiumeve për vdekjen e shqiptarëve. Presidenti asnjëherë nuk ka kërkuar masa ligjore për ata. Ai, poashtu përmend shtetin multikulturor. Termi multikulturë nuk ekziston në Kushtetutë. Shteti është unitar. Shoqata jonë akademike i bën një pyetje publike presidentit pse nuk u thotë asnjëherë në gjuhën shqipe Mirdita gazetarëve dhe deputetëve në daljet e tija publike? Pse fqinji, administratori publik, kolegu i punës në Tetovë dhe Çair nuk thotë kurrë mirëmëngjes apo mirdita?
Nga ana tjetër, të gjithë duhet së pari të pastrojnë oborrin e tyre përpara se të kërkojnë ligjshmëri dhe ndëshkim për të tjerët. Në tubimet në Tetovë dhe Çair nuk kishte asnjë thirje antimaqedone apo antiserbe, asnjë slogan. Zatën, të tilla nga shqiptarët nuk ka patur asnjëherë.
Tetovë,17.08/2023
Këshilli për informim i Shoqatës Akademike