Kreu i BDI’së, Ali Ahmeti edhe sot është duke u intervistuar nga Prokurorët e Speciales në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Intervistimi i tij tashmë ka disa orë që ka nisur derisa me orë të tëra Ahmeti është intervistuar edhe gjatë ditës së djeshme.

Mirëpo, sipas sekretarit të Përgjithshëm të BDI’së, Artan Grubit, intervistimi i tij pritet që të përfundojë rreth orës 16:00.

Kështu ka deklaruar ai në një përgjigje për TV21, duke thënë se pas përfundimit të intervistimit kreu i BDI’së, do të kthehet në Maqedoni të Veriut.

Ahmeti është bërë e ditur se nga Specialja është ftuar në cilësinë e dëshmitarit./GazetaExpress/