Shkalla e papunësisë prej 16,7 për qind është evidentuar në kuartalin e dytë të këtij viti, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Sipas të dhënave të publikuara numri i të papunësuarve në këtë kuartal arrin 159.623, ndërsa numri i të punësuarve është 793.416. Popullata aktive në vend numëron 953.039.

Shkalla e aktivitetit në kuartalin e dytë arrin 56,5 për qind.

Të dhënat e publikuara tregojnë në rritje të shkallës së papunësisë në krahasim me kuartalin e parë kur arrinte 16,2 për qind. Në krahasim me fundin e vitit 2019 dhe me kuartalin e dytë të vitit 2019 ka zvogëlim, kur janë regjistruar 17,3 dhe 17,5 për qind.