Në Qendrën tregtare të qytetit mbrëmë u hap restoranti “Umbrella”, ku janë punësuar dhjetë persona me aftësi të kufizuara.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska theksoi se plani për punën e restorantit, ku do të ketë persona të punësuar me aftësi të kufizuara, është ideja e vetme që me të vërtetë do të japë kontribut ndaj asaj që Qeveria vazhdimisht e flet dhe ajo është se të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë duhet t’i shikojmë si potencial.

“Ndoshta ai deinstitucioanlizim që e folëm në fillim, që e kemi shkruar në programe, ka tingëlluar rëndë, e pa rëndësishme për shoqërinë tonë, por në esencë është shumë e rëndësishme”, theksoi Carovska.

Theksoi se me këtë bëjmë që personat me aftësi të kufizuara nga institucionet e izoluara të sillen në bashkësi, të punojnë dhe siç potencoi, së bashku të qeshim dhe së bashku të ndajmë të mirën dhe të keqen.

“Sa më shumë që mësojmë t’i pranojmë diversitetet, aq shoqëri më të mirë do të kemi, aq Maqedoni më të mirë do të kemi”, porositi Carovska.

Kryetari i komunës së Karposhit, Stefan Bogoev theksoi se me kënaqësi e ka pranuar idenë.

“Të gjithë jemi të njëjtë, të gjithë jemi të barabartë dhe të gjithë kemi edhe mundësi dhe të gjithë duhet ta kemi atë mundësi që të mund të përfitojmë dhe të mund vetë, me mbështetjen e të gjithëve rreth nesh, të sigurojmë të ardhura normale dhe jetë normale dhe të përshtatshme në vendin tonë”, theksoi Bogoev.

Projekti gëzon mbështetje nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Komuna e Karposhit dhe Agjencia për punësim, ndërsa Fakulteti filozofik paraqitet si partner nga aspekti i kuadrit dhe mbështetjes me studentë.