Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj Kovid-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitale në të gjithë vendin është 1.498 dhe ka rreth 200 shtretër spitalor të zbrazët në qendrat kovide, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

“Gjatë ditës, bëhen lirime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë”, thuhet në kumtesë.

Në 24 orët e kaluara, 66 pacientë të rinj u shtruan në spital në qendrat kovide në Shkup për shkak të ndërlikimeve nga Kovid-19. Gjithsej prej 629 pacientëve të dyshuar dhe të konfirmuar ndaj Kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet.

Në 24 orët e fundit, ka pasur 39 pranime në Klinikat Interne dhe Kirurgjike. Ndërkaq 16 pacientë të pranuar në qendrën kovid në SPQ “8 Shtatori” dhe 9 u pranuan dje në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Asnjë pacient nuk u pranua në Kozle dhe dy pacientë u pranuan në Klinikën e Pediatrisë.

Në 24 orët e kaluara, 50 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.

Aktualisht, 305 pacientë janë duke u trajtuar në qendrat kovid të Klinikave të Mjekësisë Interne dhe Kirurgjisë. Janë gjithsej 118 pacientë në SPQ “8 Shtator”, dhe 138 pacientë janë të shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa ka 39 pacientë në Institutin për Sëmundjet e Mushkërive në Fëmijët në Kozle. Klinika për Sëmundjet e Fëmijëve ka 17 fëmijë pozitivë ndaj Kovid -19, dhe Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës ka 12 pacientë pozitivë.

Gjithsej 629 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar ndaj Kovid-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në spitalet në kryeqytet. Shumë pacientë janë në mbështetje të oksigjenit.

Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin, është lajmëruar se po trajtohen gjithsej 869 pacientë pozitivë dhe të dyshuar ndaj Kovid-19. Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 85 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për Kovid-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. Ndërsa, 53 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Ka 35 pacientë në repartin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 70 pacientë janë duke u trajtuar në Veles, dhe 133 pacientë në Kumanovë që janë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj Kovid-19. Ndërsa, 95 pacientë janë shtruar në spital në qendrën kovide në Ohër, 104 në Prilep, në qendrën kovide në Gostivar 44 dhe në Strugë 14 . Ndërsa 77 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 28 në Koçan, 32 në Kërçovë, 73 në Kavadar dhe 26 në Gjevgjeli. Vini re se numrat ndryshojnë nga ora në orë, sipas pranimeve dhe lirimeve të pacientëve.

Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë në gjendjen e mjediseve dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej, thuhet në kumtesë.