Maqedonia në qershor të këtij viti gjithsej ka shpenzuar 527.856 megavat orë energji elektrike, 4,123 milion metra kub normal gaz natyror, 410.807 ton qymyr dhe 80.943 ton produkte të naftës.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, 72,6 për qind e energjisë elektrike të shpenzuar është nga burimet vendore, ndërsa 94,9 për qind e konsumit të tërësishëm të qymyrit janë përdorur për prodhimin e energjisë elektrike.