Partitë politike kanë motivuar me sukses votuesit në rrethin e dytë në të gjitha 43 komunat dhe Qyteti i Shkupit ka rritur numrin e votave, krahasuar me votat e fituara në të njëjtat komuna në rrethin e parë.
Rritjen më të madhe të votave të marra në raundin e dytë e ka LSDM – 27.358, e ndjekur nga VMRO-DPMNE – 26.315 dhe BDI – 22.618 vota.
Kandidatët e pavarur arritën të mbledhin 14,129 vota, pasuar nga BESA – 12,389, ASH /AA – 9,199, GROM – 8,023, LDP / DOM – 1,910, PDSH – 973 dhe TMRO – 301 vota.
Në 43 komuna dhe në qytetin e Shkupit, ku ishte raundi i dytë, LSDM ka gjithsej 146.808 vota, që është një rritje prej mbi 27 mijë vota, krahasuar me 119.450 vota në rrethin e parë në të njëjtat komuna.
VMRO-DPMNE në raundin e parë mori 99.500 vota, ndërsa në të dytin 125.815 ose plus 26 mijë vota.
BDI në raundin e parë ka fituar 81.412 vota, ndërsa në të dytin 104.030 vota.
Kandidatët e pavarur morën 20.697 vota në raundin e parë dhe 34.826 vota në raundin e dytë.
BESA ka 14.373 vota në raundin e parë dhe 26.762 vota në të dytin.
ASH/AA fitoi 44180 vota në raundin e parë dhe 53379 vota në të dytin.
Kandidati i GROM-it në raundin e parë në Komunën e Karposhit ka 6841, ndërsa në raundin e dytë 14864 vota, që është dyfish më shumë. Kandidati i LDP/DOM në Shuto Orizarë ka 2246 vota në raundin e parë dde 4156 vota në rrethin e dytë. Kandidati i PDSH-së në Studeniçan ka marrë 3146 vota në rrethin e parë dhe 4119 vota në raundin e dytë dhe kandidati i TMRO-së në Staro Nagoriçan ka marrë 510 vota në raundin e parë dhe 811 vota në të dytin.
Kandidatët për Qytetin e Shkupit me një rritje prej mbi 40 mijë votash në rrethin e dytë të zgjedhjeve
Petre Shilegov në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale 2021 ka marrë gjithsej 78.783 vota, ndërsa në të dytin rreth 12 mijë vota më shumë ose 90.672.
Danela Arsovska në raundin e parë ka 86.698, kurse në të dytin 118.749 vota ose rreth 30 mijë më shumë.
Rritjen më të madhe në numrin e votave Danela Arsovska e ka në Aerodrom, ku në rrethin e dytë ka 5321 vota më shumë krahasuar me raundin e parë.
Petre Shilegov ka rritjen më të madhe të votave të marra në rrethin e dytë, krahasuar me të parin në Karposh – 3941 vota.
Të dy kanë humbur vota në komunën e Sarajit në raundin e dytë, në krahasim me raundin e parë, Shilegov 901 dhe Arsovska 307 vota më pak.
Diferenca më e madhe në votat e marra mes dy raundeve për Shilegov është në Çair – 250, ndërsa Arsovska në Gazi Babë – 4561.
.