Këshilli Organizativ i Tetovës dhe Shkupit sot filluan protestën e radhës prej ora 19:00, si mjet për të shpreh revoltën kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, njofton Portalb.mk.

Sot në mesditë u protestua për arsye të njëjtë edhe në Gostivar.

LEXO: Në mesditë qytetarët e Gostivarit protestuan kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike

“I ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që t’i bashkëngjiten marshit. Bëjmë thirrje për pjesëmarrje masive dhe përgjegjshmëri, pasi i ndihmon procesit deri te realizimi i kërkesave të parashtruara më herët”, thonë organizatorët.

Në ora 19:00, në Tetovë do të marshohet prej sheshit “Iliria” deri para EVN-së, ndërkaq në Shkup në ora 19:00 do të protestohet para Qeverisë.

Marsh protestues kundër rritjes së çmimit të rrymës ka pasur sot në ora 14:00 në Gostivar, ndërkaq janë paralajmëruar protesta edhe në Kërçovë.

Qytetarët kanë katër kërkesa, ndër të cilat një për KRRE-në (e cila nuk u pranua), një për Qeverinë dhe dy për Kuvendin.

Komisioni Rregullator për Energjetikë të shfuqizojë menjëherë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 7.4% dhe ta ulë çmimin e rrymës për konsumatorët për 46%.
Qeveria e RMV-së të anulojë monopolin e shërbimeve të kompanisë EVN, dhe t’i japë fund sjelljes së tyre jokorrekte dhe jonjerëzore ndaj konsumatorëve; dhe të ulë TVSH-në nga 18% në 5%
Kuvendi i RMV-së të çaktivizojë (zhbëjë) Komisionin Rregullator Energjetik, sepse ky organ i shërben vetëm apetiteve të larta të grupeve të biznesit dhe korporatave që dëmtojnë mjaft rëndë xhepin e qytetarëve të varfër të vendit tonë;
Kuvendi i RMV-së të krijojë një trup të pavarur arbitrar, në shërbim të qytetarëve që do të verifikojë cilësinë e shërbimeve, dhe do të adresojë të gjitha ankesat e qytetarëve ndaj këtyre dhe korporatave të ngjashme zhvatëse si këto.
LEXO: Tetovë, BOLL MË! u mbajt protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike (VIDEO)
Ndryshe, organizatorët e protestës kanë hapur një faqe në Facebook, kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike me emrin “BOLL MË”. Dje në këtë faqe janë publikuar disa video ku persona të njohur të skenës shqiptare si dhe qytetarët e Tetovës japin përkrahjen e tyre duke udhëzuar dhe të tjerët për të marrë pjesë në protestat e sotme.

Videot mund ti gjeni këtu: BOLL MË.
Ndërkaq, javën e kaluar protesta është mbajtur gjithashtu edhe në Kumanovë, Kërçovë, Dibër, Gostivar dhe Shkup.

Megjithatë, Komisioni Rregullator i Energjetikës së Maqedonisë së Veriut, nuk do ta ulë çmimin e rrymës elektrike për amvisëri, të cilin e rriti për 7,42% në mes të krizës shëndetësore e ekonomike, pavarësisht se qytetarët që protestojnë i dhanë ultimatum që ta shfuqizojë rritjen dhe ta ulë çmimin e rrymës për 20% pasi që në të kundërtën do t’i bllokojnë rrugët kryesore të qyteteve dhe nuk do të japin llogari për të bëmat e tyre.

Vendimi i KRRE-së për të rritur çmimin e energjisë elektrike ishte skandaloz, bile ende më skandaloze ishte përpjekja e vendimmarrësve për të bindur banorët se Maqedonia e Veriut ka çmimin më të ulët në Evropë. Çmimi i energjisë elektrike duhet të krahasohet me pagën mesatare mujore, kur bëhet ky krahasim, rezulton se kemi një ndër çmimet më të shtrenjta në Evropë. Gjithashtu, mbetet e paqartë metodologjia se si kalkulohet çmimi dhe në çfarë mënyre kontrollohet implementimi i saj ashtu që të sigurojë çmim sa më real i cili njëkohësisht merr parasysh edhe atë se sa janë të kënaqur qytetarët me shërbimin që marrin nga kompanitë distributore të rrymës elektrike.

Lexo edhe këtu:
Qytetarët e Gostivarit protestuan kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike
Arijanit Xhaferi: Kompanitë energjetike duan t’i njollosin organizatorët e protestave për shtrenjtimin e energjisë elektrike
Tetovë, BOLL MË! u mbajt protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike
Rritja e çmimit të rrymës, protestuesit e bllokuan gjysmë ore autostradën Tetovë – Shkup (VIDEO)
Tetovë, mijëra banorë të revoltuar dolën në protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, rikujtuan ultimatumin e tyre (VIDEO)
Tetovë, protestë kundër shtrenjtimit të rrymës: ultimatum 10 ditor për përmbushje të kërkesave (VIDEO)
Rritja e çmimit të rrymës, protesta edhe në Gostivar e Kërçovë, ku pati edhe përplasje fizike me policinë
Rritja e çmimit të rrymës, protestuesit në Shkup i bllokuan dy udhëkryqe
Marsh protestues i banorëve të Gostivarit, Dibrës e Kumanovës kundër shtrenjtimit të rrymës
Qytetarët e Shkupit protestuan kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike, durimit të qytetarëve i ka ardhur fundit (VIDEO)
Rritja skandaloze e çmimit të rrymës në RMV, interesi i kompanive para interesit të qytetarëve!
RMV, pavarësisht ultimatumit të protestuesve, KRRE nuk do ta ulë çmimin e rrymës elektrike
Rritja e çmimit të rrymës, protestuesit e bllokuan gjysmë ore autostradën Tetovë – Shkup (VIDEO)
Tetovë, mijëra banorë të revoltuar dolën në protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, rikujtuan ultimatumin e tyre (VIDEO)
Tetovë, protestë kundër shtrenjtimit të rrymës: ultimatum 10 ditor për përmbushje të kërkesave (VIDEO)
Rritja e çmimit të rrymës, protesta edhe në Gostivar e Kërçovë, ku pati edhe përplasje fizike me policinë
Rritja e çmimit të rrymës, protestuesit në Shkup i bllokuan dy udhëkryqe
Marsh protestues i banorëve të Gostivarit, Dibrës e Kumanovës kundër shtrenjtimit të rrymës
Qytetarët e Shkupit protestuan kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike, durimit të qytetarëve i ka ardhur fundit (VIDEO)
Rritja skandaloze e çmimit të rrymës në RMV, interesi i kompanive para interesit të qytetarëve!