Përveç garës partiake në Strugë do të ketë edhe kandidat të pavarur. Sipas portalit strugalajm, bëhet fjalë për Nasto Palioski nga Struga.

Sipas afatit për zbatimin e Zgjedhjeve lokale 2017 të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), listat e parashtruara nga ana e kandidatëve të pavarur dhe nga partitë politike, KSHZ duhet t’i konfirmojë më së voni deri më 14 shtator.
Zgjedhjet lokale janë caktuar për 15 tetor, ku në garë do të jenë partitë dhe kandidatët e pavarur në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.