Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc ka rritje të frekuentimit të veturave dhe pritje rreth 15 deri në 20 minuta, ndërsa në vendkalimet tjera nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në kahet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është në mesataren.