Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Frekuencë e shtuar e automjeteve është regjistruar në pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga vendi dhe në Tabanoc për hyrje, por deri më tani nuk ka vonesa të mëdha nga ana maqedonase.
Nga LAMM bëjnë tihirrje për shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

