Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në
periudhën (21.03.2021/22.03.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 29 persona (TE-18 GV-11), janë përgaditur urdhra pagese për kundërvajtje në përputhje me Nenin 6 të Dekretit
përkatës të qeverisë. Në këtë periudhë, nga inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësorë në
rajonin Tetovë-Gostivar, për 54 persona (TE) dhe 73 persona (GV) janë përgatitë vendime të reja për
izolim, dhe janë kryer kontrolle ndaj 879 persona (TE-544 dhe GV -335) me vendime të tilla dhe nuk
janë konstatuar mosrespektim i vendimeve. Kurse në periudhën prej orës 22.00 të 21 marsit deri në
05.00 më 22 mars 2021 në zonën e SPB Tetovë nuk është konstatuar asnjë rast i mosrespektimit,
gjegjësishtë shkelje e vendimit të qeverisë për ndalim të plotë të lëvizjes së qytetarëve-orës
policore./FaktiDitor