Sipas raportit të MSH-së, në Komunën e Tetovës dhe Komunat përreth janë mbi 260 raste aktive. Edhe në Tetovë shënohet trendi I rritjes së infektimeve të reja, që ka rritur vëllimin e punës edhe në covid-ambulancë. Mjekët thonë se presin rritje të numrit të rasteve të reja, duke bërë thirrje që të respketohen masat.

Edhe qyteti I Tetovës sic duket po ndjek trendin në nivel vendi me infektimet e reja me COVID-19. Mjekët në covid-qendrën e Tetovës thonë se është dyfishuar numri I pacientëve që kërkojnë ndihmë jekësore në këtë ambulancë.

GZIM NUREDINI- MJEK NË COVID-QENDRËN, TETOVË

” Ne tani kemi një ritje më të madhe flas për këtë javën e kaluar, në kontrolle në ambulantë , dmth ka pasur diku 70 pacient ndërsa para dy tre jave ishte 30, 35,40 dmth kjo është një indikator.01.53-Por tani kanë mundësi dhe mjëkët amë ti dërgojnë pacientët të cilët kanë dyshime të marrin brise apo të bëjnë rengenograf, kjo do na lehtësoj edhe më tëpër punën në repart mendoj ne ambulantën COVID-19”.