Sipas Qendrës për Shëndet Publik në Veles, në 24 orët e kaluara ka një të infektuar të ri me Kovid-19, ndërsa katër pacientë janë shëruar. Aktualisht, 27 persona janë raste aktive në qytet.

Siç është informuan për MIA-n, Dr. Vesna Nedellkovska-Nikollova, zëdhënëse e ISHP Spitalit të Përgjithshëm të Velesit, për trajtim në Njësinë e sëmundjeve infektive në Spitalin e Velesit, sot 11 pacientë janë pozitiv me Kovid-19.

“Sot nga kjo Njësi janë shëruar katër pacientë si dhe u liruan për në shtëpi”, informon Dr. Nedellkovska-Nikollova.