Lube Boshkovski, partneri i Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevi që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, bëri fushatë në Strugë në mbështetje të Ramiz Merkos, ka kërkuar diçka të rëndësishme si këmbim.

“Brat Ljube” ka kërkuar që në vend të bustit të Nuri Mazarit – Komandant Struga, në vendin e paraparë për bustin e tij të vendoset një përmendore ose pllakë përkujtimore për Branitellat e rënë gjatë konfliktit të vitit 2001.

Kjo ka qënë kërkesa e vetme e Boshkovskit dhe të cilën sipas gjitha gjasave e ka pranuar edhe Ahmeti edhe Merko, pasi kjo u vërejt në mobilizimin e maqedonasve për ta përkrahur Merkon.

Përndryshe busti i Komandant Strugës, Nuri Mazarit, qëndron në bodrum shtëpie në Dollogozhdë, pasi për të njëjtin edhe pse u përgatit vendi nga Ramiz Merko nuk u vendos kurrë. Kjo ka qënë kërkesë e rëndësishme nga banorët e Dollogozhdës dhe familjes Mazari. Jorastësisht Merko i humbi zgjedhjet rezultat të thellë në këtë fshat që dikur ka qënë bastion i BDI-së.

A do ta realizojë premtimin ndaj Nazim Mazarit apo atë ndaj Lube Boshkovskit, Merko do duhet të vendos së shpejti.

Një gjë është e sigurtë, Merko nuk do ta ketë lehtë sepse ka bërë premtime të shumta për drejtorë e funksione tjera dhe punësime. Por a do të mund ti realizojë të gjitha duhet të shihet në vazhdim. Kujt do ia prish qejfin Merko?