Sot, kufijtë u hapën zyrtarisht për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për të kaluar në të dy vendet pa nevojën e një testi negativ PCR.

Deri në ora 15:00 në vendkalimin kufitar në Bllacë kanë kaluar 7.607 udhëtarë.

Sipas informacioneve zyrtare të Ministrisë së Brendshme, 3,700 pasagjerë tranzituan në këtë pikë kufitare vetëm deri në orën 11.