Komisioni shtetëror zgjedhor në mbledhjen e sotme e anuloi votimin në shtatë nga 14 vendvotimet për të cilat ishin paraqitur ankesa. Janë anuluar votimet në dy vendvotime në Kavadar, dhe nga një në Qendër, Kumanovë, Ohër, Aerodrom dhe Zajaz.
Kiril Kovçegarski, përfaqësues i autorizuar i kandidates presidenciale Gordana Siljanovska Davkova e arsyetoi edhe ankesën për vendvotimin në Zajaz, ku tha, vetëm në periudhën prej orës 15:00 deri në orën 17:00 kanë votuar 297 qytetarë, që, siç tha, do të thotë se në çdo 24 sekonda ka votuar nga një qytetar.