Dhuna e ushtruar nga djali i saj e ka detyruar një nënë nga Durrësi ta denoncojë në polici këtë të fundit.

E ndodhur vazhdimisht nën dhunimin fizik dhe psikologjik nga djali i saj H.M. 38 vjeç, shtetasja V.M. 58 vjeçe ka parë si zgjidhje të vetme denoncimin e rastit në polici me shpresën se vetëm kështu mund të marrin fund situatat e dhunshme në shtëpi.

Nga ana e saj, policia e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj 38-vjeçarit në bazë të ligjit nr 9669, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.