Të gjithë duhanpirësit, sa herë që ndezin një cigare lexojnë për dëmet që shkakton ajo në shëndetin e tyre. Në disa vende të botës, na paketa janë të stampuara edhe pamjet e tmerrshme të sëmurëve nga duhanpirja.
Por nëse edhe videot që tregojnë transformimin e një duhanpirësi, pamjet e mushkërive të djegura dhe tumoret e stadeve të fundit nuk kanë bërë efekt, me siguri që konstatimi i “WallhetHub” do t’ju bëj të mendoheni tre herë përpara se të blini paketën e radhës. Web-siti i financave personale, ka kryer një analizë, përmes së cilës tregon se duhani shkakton rreth 1.5 milionë dollarë, humbje në buxhetin personal të çdo duhanpirësi, gjatë gjithë jetës së tij,