Anëtarë të LR-PDSH-së insistojnë që pas rikandidimit të Ziadin Selës për komunën e Strugës, në komunat e tjera duhet të nxirren kandidatë emrat e njohur të kryesisë së lartë të kësaj partie.  Mbështetja për këtë vjen edhe në rrjetet sociale, por edhe në radhët e anëtarëve të LR-PDSH.

Ashtu që në Gostivar kërkohet që të dal në garë si kandidat sekretari i përgjithshëm, Arben Taravari.

“Nëse Sela del në Strugë si kandidat, atëherë edhe Taravari duhet të dal në Gostivar. Kjo do të jetë një sprovë dhe betejë për të dëshmuar besimin tek elektorati dhe për të përforcuar votën e LR-PDSH”, theksuan për INA, anëtarë të kësaj partie.

Në komunën e Kërçovës, Remzi Mehmedi, që aktualisht është edhe anëtar kryesie, por edhe zv/ministër.

Në Tetovë deri tani nuk ka emra nga kryesia partiake, por kërkohet një figurë publike e njohur për suksese profesionale apo biznesi, dhe që gëzon reputacion në radhët e tetovarëve.

Në Vrapçishtë është Isen Shabani, anëtar i kryesisë, i cili do të garojë në këtë komunë, që aktualisht udhëhiqet nga BDI.

Edhe në komunat e tjera po shqyrtohen kandidatura, që janë të njohura, një pjesë e të cilëve mbajnë pozicione të larta në LR-PDSH. (INA)