Seancë plenare për marrjen e imunitetit për deputetët e OBRM-PDUKM-së të cilët morën pjesë në dhunën e 27 prillit në kuvend, do të mbahet nesër në ora 12, mëson TV21.

Anëtarët e Komisionit për Çështje Imuniteti dhe Mandatesh sot njëzëri vendosën që të pranojnë kërkesën e Gjykatës Penale për marrje të imunitetit për gjashtë deputetë, ndërsa tani pritet që vendimi i njëjtë të miratohet edhe në Kuvend.

Të martën në mëngjes dhjetëra persona u arrestuan si të dyshuar në lidhje me sulmin në Kuvend, mes të cilëve kishte edhe deputetë aktual të OBRM-PDUKM-së dhe ish-funksionarë shtetëror.

Gjykata për disa të arrestuarve ju shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa disa të tjerë i dënoi me arrest shtëpiak.