Nesër do të shpallen zgjedhjet lokale të cilat duhet të mbahen në tetor, ashtu siç u dakorduan partitë politike më 13 maj. Zgjedhjet do të shpallen nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, njoftojnë nga kabineti i kryeparlamentarit.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, të dielën, më 6 gusht 2017 do të nënshkruajë Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave të komunave dhe për Këshillin e Qytetit të Shkupit si dhe për kryetarë të komunave dhe për kryetar të komunës së Qytetit të Shkupit”, qëndron në kuomunikatë.