Prej nesër plotësisht do të hapen të gjitha vendkalimet kufitare në shtet me çfarë shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe të huajt do të munden pa pengesë të lëvizin pa detyrim për test PRS dhe karantinë shtetërore

Kryeministri Oliver Spasovski dje konfirmoi se hapja e kufijve nuk është kurrfarë vendimi politik i sjellë në korrelacion me zgjedhjet por bazohet vetëm në analizat epidemiologjike dhe mendimin e Komisionit për Sëmundje Infektuese. Në konferencën për shtyp në Qeveri, porositi se duhet të mësohemi të jetojmë me virusin ndërsa kjo do të thotë të respektohen rekomandimet për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse personale, mbajtjen e distancës dhe dezinfektimin e shpeshtë.