Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes, të premten (24 prill), disa zona në Tetovë dhe fshatrat Neproshten dhe Zhilçe do të mbeten pa furnizim me energji elektrike në periudhën nga ora 09:00 deri në 15:00, përcjell tetova1
Sipas njoftimit të Elektrodistribucionit, ndërprerjet do të realizohen në intervale dhe do të përfshijnë pjesë të zonës qendrore të qytetit, si dhe objekte në afërsi të Byrosë së Punës dhe kompleksit të ri të banesave.
Oraria i detajuar i ndërprerjeve për 24.04.2026:
* Tetovë, 09:00 – 14:00: Objektet në rr. 141
* Neproshten, 09:00 – 14:00: Një pjesë e fshatit, në të ashtuquajturën “Mëhallë maqedonase”
* Tetovë, 09:00 – 15:00: Një pjesë e rr. “Blagoja Toska”, afër Byrosë së Punës
* Tetovë, 09:00 – 15:00: Objekte në afërsi të Byrosë së Punës
* Tetovë, 09:00 – 15:00: Një pjesë e rr. “Boris Kidriç”, afër kafes “Simple”
* Tetovë, 09:00 – 15:00: Objekte pranë rr. 121, në kompleksin e ri të banesave
* Zhilçe, 09:00 – 14:30: Një pjesë e fshatit
Nga Elektrodistribucioni bëjnë të ditur se ndërprerjet janë të domosdoshme për realizimin e investimeve që synojnë përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike, duke apeluar që qytetarët dhe bizneset në zonat e prekura të planifikojnë paraprakisht aktivitetet e tyre./tetova1.mk/

