Nesër nga ora 19:00 në disa qytete të vendit, si Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë do të zhvillohet protesta e radhës kundër vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Vendimi është marrë në mbledhjen e mbrëmshme që kanë mbajtur këshilli organizativ i protestave ku ka pasur përfaqësues nga të gjitha qytet pjesëmarrëse dhe disa organizata jo qeveritare. Në këtë mbledhje janë konfirmuar edhe kërkesat të cilat protestuesit i kanë përsëritur disa që nga protesta e parë.

Gjyla Çeliku

Kërkesat tona si protestues, si këshill organizativ, siç e thash do ta filloj nga rastet sociale, sepse më dhimbsen shumë dhe them si do tja bëjnë rastet sociale sepse do të duhet vetëm me rrymën të merren dhe gjithashtu është edhe pjesa tjetër e 33 përqindëshit që është luajtur një lojë tinzare. Është pjesa tjetër pastaj e 5 përqindëshit, pjesa që ngrohen me ngrohje qendrore paguajnë 5 për qind, kurse ne tjerët 18%, pse mos paguajmë gjithë 5%? Kërkesa tjetër është kërkesa e nacionalizimit të distribuimit. Pse të jetë EVN aty, le të jetë një trup nga vetë shteti.

Gjyla Çeliku, anëtare e këshillit organizativ të protestave tha se ditëve në vazhdim do të punohet që protesta të zgjerohet edhe në të gjitha qytetet e tjera të vendit, ndërsa ju bëri apel qytetarëve që të dalin sa më masovikisht për të ngritur zërin kundër shtrenjtimit të energjisë.

Gjyla Çeliku

“Apeloj që të gjithë të dalim bashkërisht dhe ti themi stop vjedhjeve, ti themi stop krimit, ti themi stop manipulimit dhe një herë e përgjithmonë të realizohet kërkesa jonë dhe të paguajmë më pak rrymë si të gjitha shtetet nëpër botë karshi rrogave që marrim”

Në mesin e kërkesave të protestuesve është edhe shpërbërja e Komisionit Rregullator për Energjetikë, pasi ky trup morri vendimin për shtrenjtim të energjisë për 7.4%.