Komisioni për Çështje Evropiane, informon përmes Fol se nesër do të vazhdojë debati për Propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve.

”Informohet se vazhdimi i dytë (dita e tretë) i mbledhjes së 6-të të Komisionit për Çështje Evropiane në të cilën do të shqyrtohet Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve në lexim të dytë do të mbahet nesër, e enjte (14.12.2017), me fillim në ora 13.00 në Sallën “Boris Trajkovski” në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, kumton Komisioni. /Fol/