Nesër mbahet gjykimi  ,,puç,,ku Zaevi dhe Gruevski duhet të përrballen ,por kësaj rradhe  në gjykatë.

Pas disa anulimeve nesër do të mbahet seanca e rastit ,,”puç,,në pjesën e të pandehurve  lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe Zoran Verushevski.Kjo lëndë fillimisht  është drejtuar  nga Prokuroria Publike, por kohët e fundit kaloi nën juridiksionin e Prokurorisë Speciale.Nga aty filluan dhe problemet përshkak të mos dorzimit të provave në PSP.

Me kërkesen e PSP-së në gjykatë nesër duhet të paraqitet edhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikola Gruevski.

Prokurori special ka reaguar ndaj seancës së fundit të mbajtur që u  anulu,përshkak sëmundjes së anëtarit të jurisë,  e cila ishte  edhe arsyeja për vonesën e vendimit të gjykatës për të mos ftuar dëshmitarin e Gruevskit.

Në rastin “puç” për përgjimet e paautorizuar akuzohen Zaev ,Verushevski gruan e tij Sonia Verushevski, Georgi Lazarevski, një ish-punonjës i Ministrisë së Brendshme dhe punonjësi në komunën e Strumicës Branko Palifrov.

Të pandehurit janë akuzuar për përgjimit të paligjshëm, spiunazh dhe dhunë kundër përfaqësuesve të autoriteteve më të larta.