Gjithsej 15,375,000,000 denarë do të jetë huamarrja neto përmes lëshimit të letrave me vlerë të qeverisë në vitin 2020, kumtoi Qeveria.

Në seancën e sotme, Qeveria miratoi një Vendim për ndryshimin e Vendimit për konfirmimin e shumës maksimale të huamarrjes neto duke lëshuar letra me verë në tregun e brendshëm financiar në vitin 2020.

“Në pajtim me ndryshimet dhe plotësimet e mëparshme të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë të Veriut për vitin 2020, ky vendim përcakton shumën maksimale të huazimit neto përmes lëshimit të letrave me vlerë të shtetit në vitin 2020 dhe do të arrijë në 15,375,000,000 denarë, në vend të 12,300,000,000” , informon shërbimi për media i qeverisë.