Emri i Neymar vazhdon të qarkullojë në mediat sportive ndërkombëtare, me yllin brazilian që flitet se do të transferohet te Real Madridi në fundin e këtij sezoni, sepse është i pakënaqur në kryeqytetin francez.

Nga ana tjetër, klubi madrilen është në kërkim të sulmuesit të duhur që mund të marrë vendin e Cristiano Ronaldos në të ardhmen.

Neymar, i cili është i ndalur për shkak të një dënimi në kavilje, ka dashur t’i japë një përgjigje këtyre zërave.

“Kam ardhur të shkruaj historinë në Paris, por zërat për një largim timin do të jenë gjithmonë të pranishëm. Jam i lumtur dhe i qetë, por nuk ka asgjë që mund të them ose bëj për t’i dhënë fund këtyre zërave”, ka thënë braziliani.

“Ronaldo? E respektoj shumë për historinë që ka bërë. Është një pikë referimi për ata si unë. Është në krye prej dhjetë vitesh, ashtu si Messi. Të gjithë duan të jenë të aftë si ata. Por ka shumë lojtarë të rëndësishëm te Real Madridi dhe nuk duhet të përqendrohemi vetëm te Ronaldo”, ka thënë 26-vjeçari brazilian.