Në kuadër të fushatës zgjedhore, Aleanca për Shqiptarët me kandidatin e saj për Tetovën, z.Adnan Neziri kanë vizituar fshatin Shipkovicë të Malësisë së Tetovës. Kjo është hera e dytë që mbrenda fushatës z.Neziri dëgjon dhe shef nga afër problemet që i ka ky fshat.

Problematika më e madhe që paraqitet në Shipkovicë është ajo e përroit, i cili në rast të vërshimeve morri dhe mund të marr përsëri jetë njerëzish. Edhe pse Komuna e ka premtuar disa herë rregullimin e tij, asnjëherë nuk është marrë donjë masë mbrojtëse që ky përroj të mos jetë më rrezik për Shipkovicën.

Adnan Neziri premtoi se primaritet do të jetë ndëritimi i masave siguruese të këtij përroi. Ai tha se ekziston një projekt i tillë dhe se është i mundshëm të realizohet në kohë rekrode. Ai gjithashtu nga afër konstatoi se ende ky përroi është vdekjeprurës andaj i bëri thirje banorëve të kenë kujdes deri sa të merren masa konkrete.