Në Itali nuk ka zona kritike epidemiologjike, situata është përgjithësisht e mirë dhe siç ishte planifikuar më 3 qershor, të gjitha kufijtë midis 20 rajoneve italiane mund të hapen, konkludoi Mbrojtja civile.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranca tha se situata në disa rajone është ende komplekse, por nën kontroll, të dhënat janë inkurajuese, por situata epidemiologjike do të vazhdojë të monitorohet.

Pas hapjes së kufijve rajonal, masat për mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse dhe distanca fizike prej të paktën një metër mbeten në fuqi. Në hyrje të restoranteve, ndërmarrjeve dhe fabrikave, mbetet detyrimi për të matur temperaturën, dhe personat me temperaturë trupore mbi 38 do të monitorohen dhe mundësisht do të jenë në vetizolim.