Ditën e mërkurë fillon vaksinimi i popullatës, ndërsa prioritet do të kenë 20 mijë personat që janë paraqitur për vaksinim dhe që kanë mbi 75 vjet.

Ata do të vaksinohen me vaksinën AstraZeneca, ndërsa imunizimi masiv do të bëhet në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski”. Imunizimi në qytetet tjera do të bëhet te pikat për vaksinim.

Vaksinat që arritën nga Korea në Maqedoni po mbahen në temperatura nga dy deri tetë gradë.

Ndryshe, 70 mijë dozat tjera që vijnë përmes mekanizmit Kovas pritet të arrijnë në prill.